Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: Blerja e rrymës mbi 1 miliard euro kërkon edhe diskutim parlamentar

Tahiri: Blerja e rrymës mbi 1 miliard euro kërkon edhe diskutim parlamentar

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kërkesa e tyre për debat parlamentar lidhur me sektorin e energjisë, do të diskutohet në seancën e së enjtes.

“E para, kërkesa e grupit tonë parlamentar, pra kërkesa e Aleancës është miratuar; të enjten do të debatojmë për energjinë. Do të debatojmë për temën më të rëndësishme sot për sot që e ka Kosova, e ajo është jo vetëm mungesa e energjisë elektrike, mirëpo edhe aspektet që ndërlidhen me çmimin e rrymës, por njëkohësisht edhe me elementet që ndërlidhen me transaksionet dhe me krejt blerjen e rrymës”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri më tej tha se është shqetësuese fakti që janë shpenzuar mbi një miliard euro blerjen e energjisë elektrike gjatë viteve të qeverisjes aktuale. Ai tha se kjo çështje meriton trajtim edhe në Kuvend, krahas hetimeve të Prokurorisë.

“Blerja e rrymës mbi 1 miliard euro është një çështje që do të duhej të kishte jo vetëm hetim brenda Prokurorisë, por edhe hetim dhe diskutim parlamentar”, u shpreh ai.

Tahiri foli edhe për njësinë B1, duke pretenduar se ajo nuk është në funksion dhe se kjo e rrit varësinë e Kosovës nga importi i energjisë elektrike.

“Tema e energjisëështë tema kyçe për Kosovën, për ekonominë, mbi të gjitha për çmimet e larta që janë në Kosovë”, ka deklaruar Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram