Friday, August 7, 2026
HomepafilterSveçla pas shpalljes së Luçiqit `non grata`: Nuk tolerojmë cenim të sovranitetit

Sveçla pas shpalljes së Luçiqit `non grata`: Nuk tolerojmë cenim të sovranitetit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vendimit për shpalljen person të padëshirueshëm të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, ka thënë se askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe të veprojë apo të deklarohet kundër rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, ka marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë.

“Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka bashkëngjitur në postim edhe vendimin.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka shkruar ai. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram