Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëHoti kritikon opozitën: Po mbahet peng funksionalizimi i institucioneve

Hoti kritikon opozitën: Po mbahet peng funksionalizimi i institucioneve

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kritikuar PDK-në, AAK-në dhe LDK-në, ndërsa ka thënë se për shkak të interesave partiake, personale e kalkulimeve politike po mbahet peng funksionalizimi i institucioneve dhe vullneti i qytetarëve.

Hoti ka thënë se PDK-ja dhe AAK-ja janë tërhequr nga bisedimet dhe më pas, sipas tij, po ua drejtojnë përgjegjësinë të tjerëve.

“PDK dhe AAK kanë zgjedhur rrugën më të lehtë për ta, por jo për popullin dhe Kosovën: t’i çojnë duart lart, të tërhiqen nga çdo bisedim dhe pastaj, nga distanca, të tregojnë me gisht të tjerët”, ka shkruar Hoti.

Për PDK-në, ai ka thënë se qëndrimi i saj është se “nuk lëviz asnjë hap”, ndërsa AAK-në e ka akuzuar se po vendos kushte dhe po i paraqet ato si sakrificë për qytetarin.

Hoti ka kritikuar edhe LDK-në, duke thënë se po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në “monedhë për pazare të brendshme” dhe se po kërkon pozita institucionale të cilat, sipas tij, qytetari nuk ia ka dhënë me votë.

“Vullneti i popullit nuk tregtohet! Nuk mund të humbësh në zgjedhje dhe pastaj të kërkosh në tavolinë atë që qytetarët nuk ta dhanë në kuti të votimit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se për shkak të interesave partiake, personale dhe kalkulimeve politike po mbahet peng funksionalizimi i institucioneve.

“Sepse disa kanë vendosur se është më e rëndësishme ta bllokojnë Albin Kurtin sesa ta zhbllokojnë Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Në fund, Hoti ka thënë se Kosova nuk është pronë e asnjë partie dhe se secili duhet ta marrë përgjegjësinë që ia ka dhënë vota.

“Secili duhet ta marrë përgjegjësinë që ia ka dhënë vota. As më shumë, as më pak”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram