Sunday, August 9, 2026
HomeLajmeKosovëMbi tre orë pritje për të dalë nga Kosova në Dheun e...

Mbi tre orë pritje për të dalë nga Kosova në Dheun e Bardhë

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 8 gusht në orën 10:22, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë në 200 minuta, ndërsa kolona është rreth 500 metra. Në hyrje pritjet janë 20 minuta, me kolonë prej 60 deri në 80 metra.

Në Merdarë, pritjet në dalje janë 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin në një kilometër. Në hyrje pritet nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, pritjet në hyrje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje nga 3 deri në 5 minuta. Kolona në hyrje është rreth 60 metra.

Në Jarinje, për të hyrë në Kosovë pritet nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga 5 deri në 10 minuta. Kolonat janë rreth 60 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

Në Vërmicë pritjet në hyrje janë nga 3 deri në 5 minuta dhe në dalje nga 5 deri në 8 minuta, me kolonë prej rreth 50 metrash në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga një deri në pesë minuta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram