Sunday, August 9, 2026
HomeEkonomiBie çmimi i naftës për 3 centë, MINT publikon çmimet për sot

Bie çmimi i naftës për 3 centë, MINT publikon çmimet për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 8 gusht.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.63 euro për litër, tre centë më lirë se të premten, sa ishte 1.66.

Çmimi i benzinës sot është njëjtë, si të premten, 1.42 euro për litër, gjersa edhe çmimi i gazit vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram