By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh ofron mbështetje të parezervë për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh ofron mbështetje të parezervë për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta
Lajme

DASh ofron mbështetje të parezervë për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Kosova Times
Last updated: 2023/01/13 at 8:49 PM
Kosova Times Published January 13, 2023
Share
SHARE

Nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës i Udhëhequr nga zëvendës Drejtori i ShKK-së, z. Ismail Dibrani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Prof. Asoc. Dr.Milazim Gjocaj, të shoqëruar nga stafi korrektues dhe shëndetësor i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, nga data shtatë janar po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Departamentin e Shtetit, si dhe institucionet e ngjashme të kësaj natyre në Shtetin e Pennsylvania.

Në vazhdën e takimeve, sot në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, për Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), z. James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi, dhe z. Andrew Horm, INL Kosovë. Në këto takime, z. Dibrani shprehu falënderime në emër të delegacionit, për mbështetjen që ka dhënë ShBA në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën për antiterrorizëm, si dhe ne të gjitha fushat tjera.

Ai u zotua për vazhdim të bashkëpunimit dhe zbatim të plotë të këtyre projekteve edhe më tutje, duke përfshirë edhe aplikimin e të gjitha të arriturave që kanë bërë burgjet e Shtetit të Pennsylvania. Këto të arritura delegacioni pati mundësinë që t’i shoh në zbatim së bashku me kolegët amerikan.

Ndërsa, z. Gjocaj falënderoi Departamentin e Shtetit për mbështetjen e dhënë në funksionalizimin e institucionit për kujdesin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe gatishmërinë e shërbimit për zbatim sa më profesional të këtij projekti. Gjocaj tha se ky projekt po fuqizohet edhe më shumë me këtë mbështetje.

Në këto takime u ofrua mbështetje e parezervë e këtyre Agjencioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta.

Delegacioni u prit edhe nga Sekretari i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Shtetit të Pennsylvania, z. George Little, i cili ofroi gatishmëri të madhe për mbështetje ndaj Kosovës në këtë drejtim.

Në vazhdën e kësaj vizite, delegacioni ka vizituar tri institucione të shtetit Pennsylvania në tri qytetet të ndryshme, ku kanë parë nga afër praktikat më të mira të këtyre institucioneve, të cilat lidhen me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, përdoruesve të drogave dhe rasteve me çrregullime mendore.

Në këto takimi, Kosova u vlerësua si partneri më serioz i ShBA-së! Delegacioni ishte i shoqëruar tërë kohën nga z. Richard Cherwinski, Këshilltar i Lartë i Shërbimit Korrektues në INL dhe znj. Dea Bektashi Zhubi, asistente e Programit në INL, Kosovë pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times January 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aktivisti i të drejtave të njeriut Vidadi Iskenderli është sulmuar në Francë

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
Valeriy Zaluzhny emërohet ambasador i Ukrainës në MB
Moti sot, kryesisht i vranët
Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?