By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokurorët francezë e pengojnë Pavel Durovin të largohet për në SHBA
May 20, 2025
Musk shpenzoi 250 milione dollare per Trumpin: “Mendoj se kam bërë mjaftueshëm” (VIDEO)
May 20, 2025
Publikohet parashikimi i ri afatgjatë për verën
May 20, 2025
Arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur në Novi Sad
May 20, 2025
Çipa kujton Ukshin Hotin
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë, sfidat e zhvillimit ekonomik në vitin 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosovë, sfidat e zhvillimit ekonomik në vitin 2023
Ballina 1Lajme

Kosovë, sfidat e zhvillimit ekonomik në vitin 2023

Kosova Times
Last updated: 2023/01/14 at 11:19 PM
Kosova Times Published January 14, 2023
Share
SHARE

Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të shmangte krizat e ngjashme me ato të fundvitit të kaluar në veriun e vendit që lanë pas vetes pasoja negative në aspekte të ndryshme ekonomike e posaçërisht në nxitjen e investimeve të huaja.

“Një sfidë që ne e shohim dhe urojmë të mos ndodhë është përsëritja e krizave të mundshme në aspektin e sigurisë siç i kemi parë në fund të vitit 2022 meqë ato pastaj ndikojnë edhe në gjendjen e përgjithshme edhe sa i përket konsumit e nivelit të besueshmërisë që qytetarët mund të kenë në përgjithësi por edhe në imazhin e vendit karshi investitorëve të jashtëm por edhe nxitjen ose pengimin e investime të jashtme”, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

“Fundviti na gjeti me një problem tjetër, me një sfidë tjetër që ishte në Mitrovicë edhe që ndikoi edhe te biznesi sidomos te aspekti i investitorëve sepse Serbia në këtë drejtim kujdeset shumë mirë që të krijojë sa më shumë negativitet për Kosovën dhe pasiguri, ndërkohë që siguria ekziston në Kosovë për investime”, thotë Skender Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Zoti Zeka, thotë se përmbyllja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe rrjedhimisht eliminimi i krizave të brendshme do të pasqyronin qëndrueshmëri për investitorët e mundshëm të huaj në Kosovë.

“Për shkak se në rastin tonë një çështje e tillë e pazgjidhur natyrisht se ndikon edhe në aftësinë tonë për të bindur investitorët seriozë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Investitorët e sidomos kompanitë e mëdha globale përgjatë analizave të tyre natyrisht që marrin parasysh faktorët politik edhe çështjet e hapura të politikës së jashtme të Kosovës në këtë rast na pamundësojnë që të bindim investitorët seriozë që të vijnë”, thotë ai.

Nxitja e investimeve të huaja në Kosovë vlerësohet si një nga sfidat ekonomike për vitin 2023, krahas problemeve me shkallën e lartë të inflacionit të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë.

Ekspertët thonë se kriza ekonomike në vend pritet të vazhdojë edhe këtë vit, me gjithë parashikimet se shkalla e inflacionit pritet të bie nga fundi i vitit apo fillimi i vitit të ardhshëm.

“Ajo çfarë mund të presim të shohim edhe më tej është një vazhdim i normave të larta të inflacionit edhe përgjatë vitit 2023, sidomos në tre çerek mujorët e parë të vitit, pastaj ndoshta një fillim të stabilizimit të çmimeve nga fundi i këtij viti dhe ndoshta rregullim të plotë në fillim të vitit 2024. Kjo mund të jetë një nga sfidat më të mëdha, sfida pra e kostos së lartë të jetesës me të cilët qytetarët e vendit janë përballur edhe përgjatë vitit të kaluar”, thotë zoti Zeka.

Pasojat e kësaj situate do të pasqyrohen në aspekte të ndryshme të ekonomisë së vendit, thotë ai.

“Kjo pastaj ndikon edhe në fuqinë blerëse, në qarkullimin e bizneseve, në aftësinë e tyre për të ruajtur vendet e punës, aftësinë e bizneseve për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe rrjedhimisht edhe në aftësinë e shtetit për të mbledhur të hyra buxhetore. Kjo pastaj mund të përkthehet në më pak shërbime publike, në më pak investime kapitale, gjë që ndoshta në rrethana tjera në këtë vit nuk bën dallim sepse edhe në vitin e kaluar investimet kapitale të zbatuara nga ana e shtetit kanë qenë në minimum, kështu që shpresojmë që së paku në këtë aspekt do të kemi një përmirësim gjatë vitit 2023”, thotë ai.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi, i tha Zërit të Amerikës se qeveria duhet të përqendrojë politikat e saj në rritjen e prodhimit vendor, për të ulur shkallën e inflacionit e cila është pasojë e trendëve globale dhe prek më shumë vendet me import të lartë si Kosova.

“Shpresojmë që qeveria meqë ka një buxhet më të mirë se vitet e kaluara do të investojë më shumë në prodhimin vendor dhe në krijimin e klimës dhe ofertave për të investuar në Kosovë në mënyrë që të kemi rritje dyshifrore, çdo rritje një shifrore praktikisht e len në zero zhvillimin ekonomik, nuk është e mjaftueshme rritja njëshifrore për shkak se kemi papunësi jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.

Banka Botërore në një raport të publikuar të martën mbi ekonominë globale, ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023, përkatësisht 3.7 për qind. Por, sipas të dhënave të këtij raporti gjatë vitit 2021 Prodhimi i Brendshëm i Kosovës vazhdoi të jetë më i ulëti në rajon, saktësisht 5 mijë e 269 dollarë për kokë banori.

You Might Also Like

Policia inicon rast penal pas kërcënimit me email ndaj Presidentes

Bislimi takon zyrtarin e KE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë rrit faturat deri në 260%

Rizvanolli njofton se po finalizohet skema e re mbështetëse për prodhuesit

Dy të vdekura në vetaksidentin në Fushë-Kosovë

Kosova Times January 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KE-ja do t’i përgjigjet qeverisë lidhur me vizat për serbët e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 24, 2023
RRS: Ethet serbe. Aleksandar Vuçiq akuzohet për lidhje me banditë
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
Ringjallja e “Qytetit të mrekullive” në Bosnje
Mbappe i zhgënjyer pas humbjes nga Spanja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?