Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me temperatura maksimale 40 gradë Celsius

Moti në Shqipëri me temperatura maksimale 40 gradë Celsius

/ATSH/ Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Moti, e hënë, 10 gusht 2026

1 nga 2

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram