Aktorja Hajat Toçilla ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë” për interpretimin e saj në shfaqjen “Pylli”, nga festivali “Etno Fest” në edicionin e 16-të.
Toçilla në shfaqjen e Florian Zellerit të realizuar nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit interpreton rolin e Sofisë, deri më tani është vlerësuar me çmime të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Ndërkaq festivali u zhvillua nga 3 deri më 10 gusht në fshatin etnik Kukaj, pranë Prizrenit, ndërsa tema kryesore e këtij edicioni ishte “Kujtesa”.
Gjatë festivalit tetëditor, u ndërthurën teatri, muzika, artet pamore dhe kultura tradicionale. Aktivitetet u fokusuan në kujtesën e së kaluarës, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ringjalljen e kujtesës kolektive përmes artit.

