Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëNjë deponi me goma të vjetra përfshihet nga zjarri në Sllatinë

Një deponi me goma të vjetra përfshihet nga zjarri në Sllatinë

Një deponi ku grumbullohen goma të vjetra është përfshirë nga zjarri në Sllatinë.

Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar Abdusamed Shkodra, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës.

“Ju konfirmoj se në Sllatinë ka pasur zjarr. Ekipet janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe është nën kontroll”, ka deklaruar Shkodra.

Sipas tij, bëhet fjalë për goma të vjetra të automjeteve, të cilat kanë qenë të grumbulluara në këtë deponi.

Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram