By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
August 2, 2025
Piktori zbulon aksidentalisht një mesazh 122-vjeçar në një shishe
August 2, 2025
Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij
August 2, 2025
Është publikuar lista e vendeve më të rrezikshme në Evropë, me një surprizë në krye
August 2, 2025
Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A mungon një libër për kokë banori?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > A mungon një libër për kokë banori?!
Lajme

A mungon një libër për kokë banori?!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 1:43 PM
Kosova Times Published September 11, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Bajram MJEKU

Në vitin 1988, më saktë në kohën kur isha student dhe ndiqja kurset e fundit në Fakultetin e Filologjisë, njëri nga redaktorët e të përdyjavshmes për kulturë e letërsi “Fjala”, më pat propozuar që të shkruaja një artikull se si në Kosovë mungonte një libër për kokë banori!

Mbaj mend se në shkrimin tim, pata përfshirë opinione të shkrimtarëve, gazetarëve dhe studiuesve të kohës se pasja e një libri për kokë banori, ishte ëndërr ende e dëshiruar për kohën!

Në tre dekadat e fundit, kemi patur sondazhe më shumë të rrejshme se reale natyrash të ndryshme, në veçanti për “fitoret” dhe “debaklet” e partive politike në vend, por nuk kemi patur sondazhe të kësaj natyre, apo të çfarëdo tjetër për të cilat është nevojë për shtetin më të ri në Ballkanin Perëndimor.

Për ata që nuk e dinë, dua të risjell në kujtesë se dekada e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, ishte dekada më iluministe jo vetëm tek studentët e Universitetit të Prishtinës. Çdo vit në Panairin e Librit në Prishtinë, qindra punonjës gjithandej Kosovës, nuk hamendësoheshin të blinin libra edhe përmes kredisë, e cila mundësohej atëbotë. Dyshoj se këta punonjës ishin pasionantë të leximit të librave, por e di saktë se ata blinin shumë libra dhe derisa librat sigurojnë “strehë” në një shtëpi, vjen momenti e lexohen!

Unë ende i besoj “sondazhit” të bindjes sime se mungon një libër për kokë banori dhe ende besoj se leximi i librave është pakësuar edhe më ndjeshëm në Kosovë.

Derisa mungon një libër për kokë banori, atëherë kemi të bëjmë me një shoqëri ndjeshëm të paarsimuar, më saktë me një shoqëri që ka zgjedhur kaosin në vend të normalitetit. Kemi të bëjmë me një shoqëri që nuk ka kritere vlerësimi për asgjë dhe krejt në fund kemi të bëjmë me një shoqëri të zhytur në kaosin e errët dhe pa vizione për të ardhmen e saj.

Institucionet e Kosoves duhet të shqetësohen jo vetëm për këtë fakt, por edhe për shumë çështje tjera. Të fitosh pushtet përmes mbindërtimit të gënjeshtrave dhe situatave ireale është lehtë në mesin e një shoqërie, të cilës ende i mungon një libër për kokë banori, por të ndërtosh dhe të udhëheqësh shtetin përmes ideve, projekteve dhe vlerave pavarësisht në cilin segment, është vlerë dhe fisnikëri.

Këtij shteti dhe këtij populli i mungon fisnikëria si asnjëherë më parë, pasi vuan nga superioriteti i injorantëve e mujsharëve, të cilët moti janë ngjitur në piramidën e tij dhe e kanë ngulfatur në zverk.

You Might Also Like

7 ide për takimin perfekt

Policia merr masa sigurie për festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

Supremja lejon përmbylljen e likuidimit për ndërmarrjen `Cërrnica”

Shtëpi-muze për Dritëro Agollin

Zbulohen themele të një vile romake me mozaikë në Durrës

Kosova Times September 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Finlanda: Shpresojmë që Perëndimi të ketë mësuar nga “gabimet e së kaluarës” në raport me Rusinë

Kosova Times Kosova Times January 18, 2023
Dështon votimi i buxhetit i Komunës së Prishtinës
Shqipëri, shkollat profesionale dhe nevojat në rritje të tregut të punës
Ibrahimovic i jep mbështetje Piolit në drejtimin e Milanit
Burgoset ish-kryeministri i Tunizisë, për terrorizëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?