Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar për vepra penale me narkotikë

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar për vepra penale me narkotikë

Dy persona, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që lidhen me narkotikë, janë ekstraduar nga Gjermania dhe Hungaria drejt Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Më 12 gusht 2026, nga Gjermania në Kosovë është ekstraduar shtetasi i Kosovës M.T., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në DRP Prishtinë për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 13 gusht 2026, nga Hungaria në Kosovë është ekstraduar shtetasi i Serbisë I.S., i cili po ashtu kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për të njëjtën vepër penale.

Edhe ai, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në DRP Prishtinë për procedura të mëtejshme ligjore.

Sipas Policisë, ekstradimet u mundësuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe dy shteteve në fjalë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram