Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor Ferizaj, sot kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e një personi shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili ka rezultuar i kërkuar përmes INTERPOL-it.

“I njëjti kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Maqedonisë se Veriut për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të sanksionuar sipas kodit penal të RMV-së. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, njofton Policia e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram