Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar pozitivisht zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se vlerësimi i NATO-s dhe KFOR-it, si dhe rritja e besimit ndaj institucioneve vendase, përbëjnë një goditje për politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Vlerësimi pozitiv i gjendjes së sigurisë në Kosovë nga NATO dhe KFOR-i, si dhe besimi në rritje ndaj institucioneve vendase, përbën një dështim të madh për politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Vendimi i KFOR-it për bartjen graduale të përgjegjësive te Policia e Kosovës, përfshirë pikat sensitive si Manastiri i Deçanit dhe Ura e Ibrit, tregon pjekurinë profesionale të forcave tona të rendit. Ky plan tranzicioni po zëvendëson trupat ndërkombëtare me policinë vendase, duke garantuar siguri të barabartë për të gjithë”, tha ai
Sipas tij, reagimet agresive dhe retorika kërcënuese e Serbisë dëshmojnë vetëm dështimin e strategjisë së tyre.
Ky proces po shkatërron përfundimisht mitin e Beogradit zyrtar, duke bërë të qartë se Ura e Ibrit nuk do të mbetet më një vijë ndarëse brenda Kosovës”, tha ai.

