Friday, August 14, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje lokale në disa zona

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje lokale në disa zona

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në veri e përgjatë vijës bregdetare dhe alternime vranësirash, në lindje e jug, nga ku edhe do të pasohen me reshje afatshkurtra e lokale shiu me intensitet të ulët në mesditë e pasdite.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër25/35Diell pak re
Kukës18/33Diell re shi
Lezhë24/35Diell pak re
Dibër17/33Diell re shi
Durrës21/36Diell pak re
Tiranë26/37Diell pak re
Elbasan25/38Diell re shi
Berat20/37Diell re shi
Vlorë22/33Diell re shi
Korçë18/29Diell re shi
Gjirokastër16/36Diell re shi
Sarandë25/35Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram