ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime në veri e përgjatë vijës bregdetare dhe alternime vranësirash, në lindje e jug, nga ku edhe do të pasohen me reshje afatshkurtra e lokale shiu me intensitet të ulët në mesditë e pasdite.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 25/35 | Diell pak re |
| Kukës | 18/33 | Diell re shi |
| Lezhë | 24/35 | Diell pak re |
| Dibër | 17/33 | Diell re shi |
| Durrës | 21/36 | Diell pak re |
| Tiranë | 26/37 | Diell pak re |
| Elbasan | 25/38 | Diell re shi |
| Berat | 20/37 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/33 | Diell re shi |
| Korçë | 18/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell re shi |
| Sarandë | 25/35 | Diell re shi |

