Një aksident i rëndë detar ndodhi të enjten (13/08) në portin e Kalamos në Lefkada, kur një varkë me vela u përplas me varka të lidhura në skelë.
Në një video që ka regjistruar momentin e aksidentit, shihet anija me vela duke u drejtuar drejt anijeve të ankoruara dhe duke u përplasur me to, duke shkaktuar dëme të shumta materiale . Një anije më e vogël u dëmtua rëndë, ndërsa një anije e dytë u godit gjithashtu.
Në bordin e anijes me vela, e cila valëviste flamurin grek, ndodheshin gjithsej shtatë persona. Pavarësisht ashpërsisë së përplasjes, nuk u raportuan të lënduar .
Pas incidentit, kapiteni i anijes me vela u soll në Autoritetin Portual të Lefkadës, ku po ndiqen procedurat e përcaktuara për të hetuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

