Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëATK përzgjedh 39 kandidatë për inspektorë dhe zyrtarë për mbledhjen e borxheve

ATK përzgjedh 39 kandidatë për inspektorë dhe zyrtarë për mbledhjen e borxheve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka përfunduar procesin e vlerësimit të kandidatëve për pozitat Inspektor i Nivelit Fillestar dhe Zyrtar për Mbledhjen e Borxheve.

Pas përfundimit të të gjitha fazave të vlerësimit, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në konkurs, janë përzgjedhur gjithsej 39 kandidatë për këto dy pozita.

Sipas ATK-së, procesi i vlerësimit është monitoruar nga një komision i jashtëm, me qëllim garantimin e një procesi objektiv, transparent dhe të paanshëm, si dhe shmangien e mundësisë së subjektivitetit apo ndikimit të brendshëm institucional.

ATK ka bërë të ditur se përzgjedhja është bazuar në parimet e meritës, transparencës, profesionalizmit dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve, duke marrë parasysh rezultatet e arritura dhe përmbushjen e kritereve të konkursit.

Listat me emrat e kandidatëve të përzgjedhur janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës.

“Kandidatët e pakënaqur me rezultatin përfundimtar, në përputhje me nenin 30, paragrafin 1 të Rregullores (MF) Nr. 01/2026, kanë të drejtë ankese ne Komisionin e Ankesave  ne kuadër të Administratës Tatimore te Kosovës  brenda tetë (8) ditësh nga dita e publikimit të rezultateve përfundimtare”, thuhet në njoftim.

ATK ka njoftuar se të gjitha ankesat e pranuara brenda afatit do të shqyrtohen sipas procedurave përkatëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram