Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Kroacia në Kosovë shtetasi i kërkuar për “Dhunim”

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë shtetasi i kërkuar për “Dhunim”

Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Dhunimi”.

“Me datën 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë për procedura të mëtejshme ligjore.

Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet e drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram