Tuesday, August 18, 2026
HomeLajmeKosovëPDK dhe Aleanca në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

PDK dhe Aleanca në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy deputetë të Alancës janë paraqitur në sallën e parlamentit të Kosovës, një ditë pasi u kërkua që të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Nga PDK dhe Aleanca kërkuan që të thirret seanca konstituive dhe të funksionalizohen institucionet, derisa ngritën kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot po kërkojmë diçka elementare që të funksionojë shteti ynë. Andaj Kurti, thirre seancën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Kosova nuk është pronë e një lideri. Askush nuk ka të drejtë ta mbaj peng të ardhmen e Kosovës. Pasojat i ndjen pacienti që pret trajtim dhe mjeku që punon në kushte të vështira. I ndjen polici, zjarrfikësi, mësuesi, studenti, fermeri e biznesi. Ju qytetarë po e paguani çmimin e një shteti që nuk po lejohet të funksionalizohet”, tha deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj.

Të njëjtën kërkesë e patën edhe nga Aleanca.

“Ne nuk kemi detyrë tjetër përveç se me ardhë në sallën që na e ka besuar qytetari me votën e tij. Qytetarë të Kosovës sot i kam dy porosi: Konstituimi i parlamentit nuk lidhet me asgjë. Moskonstituimi i këtij institucioni është sikur mos me dashtë me e bo hapin e parë. Albin Kurti e ka ndal Kosovën që mos ta bëj hapin e parë. Si Aleancë ne jemi pro konstituimit të Kuvendit, pro zgjedhjes së presidentit. Ne do t’i ofrojmë 7 votat tona nëse miratohen 6 pikat tona. Këto 6 pika asnjëherë nuk janë diskutuar”, ka shtuar deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram