Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin qershor 2026, ku rezulton se sektorët e industrisë shënuan rritje prej 5,86 për qind në qarkullim krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, qershorin 2025.
“Në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rritje për 5,86 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025). Sipas aktivitetit ekonomik, rritje kishte te: Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 48,21 %; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 15,85 %; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 9,31 %; si dhe në sektorin e Industrisë përpunuese për 3,17 %”, njofton ASK.
ASK bën me dije se në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rritje për 10,27 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025).
“Sipas aktivitetit ekonomik rritje kishte te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 14,88 %; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 12,74 %; Industria përpunuese me 9,14 %; si dhe te Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 2,46 %”, njofton ASK.
Po ashtu ASK njofton se në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rënie për (-1.22 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025).
“Sipas aktivitetit ekonomik, rritje kishte te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6,62 % dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 2,04 %. Ndërsa, rënie kishte në sektorin e industrisë përpunuese për (-2,26 %) dhe te industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) për (-12,55 %)’, njofton ASK.

