Tuesday, August 18, 2026
HomeLajmeMiniq: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë të ngrira, marrëveshjet s;po zbatohen

Miniq: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë të ngrira, marrëveshjet s;po zbatohen

Kritikat e aktorëve ndërkombëtarë se politika e autoriteteve në Beograd po cenon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor janë gjithnjë e më të shpeshta.

Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi, eksperte për çështje evropiane dhe marrëdhënie rajonale, vlerëson për RTK-në se politika e Beogradit po ndikon negativisht në raportet brenda rajonit. Sipas saj, Serbia nuk e ka përcaktuar qartë orientimin e politikës së jashtme dhe nuk ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me shumicën e vendeve fqinje.

“Kur flasim për Ballkanin Perëndimor, si një rajon i përcaktuar qartë, me të cilin operohet si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në NATO, Serbia luan një rol destabilizues. Politika e jashtme e çdo shteti fillon nga kufijtë e tij, ndërsa imazhi i tij përcaktohet para së gjithash nga marrëdhëniet me fqinjët”, tha Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Kritika e fundit ndaj Beogradit erdhi nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, i cili deklaroi se regjimi i presidentit Aleksandër Vuçiq është burimi kryesor i destabilitetit në Serbi dhe në rajon.

Miniq thotë se pasojat e politikës së Beogradit shihen në marrëdhëniet e tensionuara me Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Sipas saj, autoritetet serbe e instrumentalizojnë popullsinë serbe në vendet fqinje, duke e vendosur atë në një pozitë të pafavorshme. Si një nga sfidat më serioze për qëndrueshmërinë rajonale, ajo veçon marrëdhëniet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pavarësisht ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, dialogu praktikisht është ngrirë, ndërsa marrëveshjet nuk po zbatohen. Nuk ka as kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, nga të cilat i tërhoqi Serbia. Procesi është rënduar edhe nga sulmi në Banjskë. Organizatorët dhe ekzekutuesit e drejtpërdrejtë janë identifikuar, por nuk ka epilog gjyqësor. Në thelb, kjo është një politikë e paskrupullt e regjimit në Serbi ndaj qytetarëve serbë në Kosovë”, tha Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Miniq rikujton se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s dhe i kanë harmonizuar politikat e tyre me ato të Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia vazhdon të shmangë një orientim të qartë drejt Perëndimit. Sipas saj, Beogradi po ndërton lidhje të ngushta me partnerë të largët globalë, si Kina dhe Rusia, ndërsa njëkohësisht po përkeqëson raportet në rajon dhe nuk po arrin të krijojë bashkëpunim të qëndrueshëm me fqinjët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram