Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Christian Wiermer, Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal të Nordrhein-Westfalenit të Gjermanisë.
“Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe diaspora e Kosovës në Nordrhein-Westfalen, një nga komunitetet më të mëdha të bashkatdhetarëve tanë në Gjermani dhe një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

