Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëGjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti

Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas një raportimi nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, është identifikuar një kundërvajtës në Suharekë.

Rasti është raportuar më 15 gusht, pasi një pasagjer ishte parë duke dalë nga çatia e automjetit përmes xhamit të kulmit, në rrugën “Brigada 123”.

Policia ka bërë të ditur se më 18 gusht është identifikuar drejtuesi i automjetit, ndaj të cilit është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram