Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj Tomoko Akane , gjyqtares japoneze e cila është presidente e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), sipas faqes së internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.Ky veprim është përshkallëzimi më i fundit në fushatën e administratës Donald Trump kundër gjykatës me seli në Hagë, e cila u krijua nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 2002 për të ndjekur penalisht krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit. SHBA-të nuk janë anëtare të asaj gjykate.
javascript:false
Vitin e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione të synuara ndaj disa zyrtarëve të GJPN-së, përfshirë prokurorë dhe gjyqtarë, duke cituar urdhër-arreste të lëshuara nga GJPN-ja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant , si dhe një hetim të mëparshëm mbi trupat amerikane në Afganistan.
Sanksionet ngrijnë çdo pasuri që këta individë mund të kenë në SHBA dhe praktikisht i shkëputin ata nga sistemi financiar amerikan, me të cilin pothuajse të gjitha bankat që operojnë ndërkombëtarisht kanë lidhje të ngushta.
Në qershor, tre gjyqtarë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale paditën Trumpin dhe administratën e tij për sanksionet, duke pretenduar se masat ishin të paligjshme.
Fushata e Trumpit
Ministria e Financave lëshoi gjithashtu një licencë të përgjithshme të martën duke autorizuar përfundimin gradual të transaksioneve që përfshijnë Akane deri më 17 shtator.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së,
Marco Rubio, tha muajin e kaluar se administrata do të shtojë masat për të minuar GJPN-në, duke përfshirë një fushatë diplomatike që synon të bindë vendet e tjera të largohen nga institucioni. Rubio argumentoi se Gjykata përbën një kërcënim për personelin amerikan që zbaton politikat e ashpra të imigracionit të Trump ose sulmet ndaj anijeve të akuzuara për transportimin e drogës, si dhe për anëtarë të tjerë të forcave të armatosura të SHBA-së.
Trump tha se fushata kishte për qëllim mbrojtjen e Netanyahut dhe të tjerëve nga ndjekja penale, jo të tijin.
Reuters ka zbuluar se sanksionet e administratës Trump kundër zyrtarëve të GJPN-së kishin për qëllim pjesërisht të parandalonin përpjekjet e ardhshme për t’i mbajtur presidentin republikan ose zyrtarët e tij përgjegjës për veprimet ushtarake amerikane jashtë vendit.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë anëtare të gjykatës. GJPN-ja thirret në juridiksion vetëm nëse një shtet anëtar nuk është në gjendje ose nuk është i gatshëm të ndjekë penalisht krimet vetë.
Megjithatë, statuti i GJPN-së i jep gjykatës gjithashtu autoritetin për të ndjekur penalisht krimet e rënda të kryera në territorin e shteteve anëtare nga shtetas të shteteve jo-anëtare.

