Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëProtestës së GP të PDK-së para qeverisë i bashkohen edhe disa prodhues...

Protestës së GP të PDK-së para qeverisë i bashkohen edhe disa prodhues vendorë

Disa prodhues vendorë i janë bashkuar protestës së Grupit Parlamentar të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit.

Ata kanë paralajmëruar se zvarritja e krizës institucionale po i vështirëson edhe më shumë problemet me të cilat përballen fermerët, prodhuesit dhe bizneset, përfshirë kostot e larta, pasigurinë në treg dhe konkurrencën nga importet.

Në emër të prodhuesve vendorë, Abedin Ramadani, i angazhuar në prodhimin e drithërave dhe sektorin e qumështit, tha se mungesa e funksionimit të Kuvendit po pamundëson trajtimin institucional të çështjeve që prekin drejtpërdrejt sektorin prodhues.

“Sot, përveç këtyre problemeve, kemi edhe një problem politik që po na dëmton shumë: mbylljen e Kuvendit. Kur Kuvendi nuk funksionon dhe vendi mbahet në bllokadë, askush nuk merret seriozisht me hallet tona. Nuk ka debat për subvencionet, për tregun, për mbrojtjen e prodhimit vendor apo për politikat që na duhen për të mbijetuar”, deklaroi Ramadani.

Protesta e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë po zhvillohet tash e disa ditë me kërkesën për konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram