Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeKosovëDy të rinj humbin jetën në një aksident në Smrekovnicë

Dy të rinj humbin jetën në një aksident në Smrekovnicë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Sipas të dhënave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre”, thuhet në njoftim

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram