Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëMashtrim për transplantim veshke, dy persona akuzohen për 134 mijë euro

Mashtrim për transplantim veshke, dy persona akuzohen për 134 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, V.H. dhe A.K., të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, përmes së cilës, sipas aktakuzës, një person është dëmtuar në vlerë prej 134 mijë e 761 eurosh.

Sipas Prokurorisë, V.H. dyshohet se gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq të Pejës, është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’ia mundësonte transplantimin e veshkës. Për këtë qëllim, ai dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar shuma parash, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura të transplantimit.

Sipas aktakuzës, V.H. dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim që ta bindte të dëmtuarin se procedura e transplantimit do të realizohej. Si pasojë, të dëmtuarit dyshohet se i është shkaktuar dëm material prej 134,761 eurosh.

“Ndërkaq, A.K. dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e mashtrimit, duke e njoftuar të dëmtuarin me V.H.-në dhe duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kontribuar në krijimin e besimit te i dëmtuari për kompetencat dhe mundësitë e V.H.-së për organizimin e transplantimit të veshkës”, thuhet në njoftim.

Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili dyshohet se ishte paraqitur si dhurues i veshkës, procedura penale është veçuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale me të cilat ngarkohen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram