Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeKosovëVdes në vendin e punës një punëtor i KEK-ut

Vdes në vendin e punës një punëtor i KEK-ut

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. ka humbur sot jetën në vendin e punës, ka njoftuar kjo korporatë.

Në njoftim thuhet se punonjësi Arbenit Ahmeti, gjatë angazhimit në zhvendosjen e disa kabllove, ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ahmeti, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

Ndërkohë, organet kompetente po merren me rastin, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen në bazë të procedurave përkatëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram