By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Theret me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje, policia kërkon të dyshuarin
November 20, 2025
Prizren: 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset
November 20, 2025
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fara e keqe e njohin vetëm paranë e pistë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fara e keqe e njohin vetëm paranë e pistë!
Opinion

Fara e keqe e njohin vetëm paranë e pistë!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/23 at 3:49 PM
Kosova Times Published January 23, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Të qëndruarit vertikalisht është gjëja më e vështirë, por edhe më e mira në këtë botë. Për të mbajtur rrugën e drejtë nuk është aspak e lehtë, por është nder dhe krenari. Të thuash të vërtetën në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, edhe pse sfidë dhe sakrificë e mundimshme, është pak më tepër se heroizëm, është martirizim!

Ja vlen të rrezikohet për të vërtetën

Në kritikat e mia ndaj politikanëve, sikurse që nuk ka asnjë lloj subjektivizmi, nuk ka sharje dhe as ofendime, ironizim dhe as inate personale. Në të gjitha shkrimet e mia analitike mundohem të përçojë mesazhin pozitiv tek qytetarët e vendit, e bashkë me këtë edhe opsionet e mia për zgjidhjen e problemeve.

Përveç kërcënimeve dhe shantazheve, jam duke e paguar një çmim tejet të lartë me mbylljen e studiove televizive dhe portaleve, por unë do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik idealit dhe misionit tim, të vërtetës dhe drejtësisë, dhe jo vetëm që nuk do të pendohem asnjëherë, përkundrazi me vendosmëri akoma më të madhe do ta vazhdojë rrugëtimin tim jetësorë në shërbim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe vendit tim të shenjtë, duke e thënë gjithnjë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Nxjerrja në shesh të së vërtetës lakuriqe nga ana ime, shpeshherë ua ka prishur strofullin grupeve të interesit. Sa herë që e kam ngritur zërin ndaj abuzuesve të parasë publike, aq herë jam sulmuar nga grupet e interesit në Kosovë dhe në Diasporë.

Sa herë që grupet e interesit janë munduar të ma kufizojnë hapësirën mediatike, aq më tepër jam forcuar dhe kam fituar besimin e qytetarëve (mërgimtarëve), kurse shpirtzinjtë dhe fatzinjtë e kombit janë mbetur gjithnjë më të varfër dhe më të izoluar në lëvozhgën e tyre.

“DJALLI MË NJË SY”, roman i bazuar në ngjarje të vërteta

“Gjithmonë e keni përkrahjen e bashkatdhetarëve i nderuari analist dhe gazetarë, na ushqejnë dhe japin kënaqësi shkrimet dhe artikujt tuaj lidhur me ngjarjet aktuale politike, kulturore dhe arsimore…”, ishte ky komenti i ditëve të fundit nga një bashkatdhetarë nga Shqipëria.

“Gazetari ka të drejt, të gjitha që ai i shkruan janë të vërteta të pamohueshme dhe të pakontestueshme nga askush, por ju, jeni ata që po mundoheni të abuzoni me neve kundër këtij njeriu të ndershëm dhe atdhetar”, ishte përgjigja e bashkatdhetarit tjetër nga Kosova dhënë grupeve të interesit, të cilët u vërsulen kundër meje sikurse qenët e tërbuar.

Aq shumë kam për të shkruar e për të thënë, saqë është e pamundur të përfshihen të gjitha në një apo dhjetëra artikuj gazetaresk. Prandaj, për këto rrëfime të gjata dhe shumë interesante e kam filluar së printuari romanin e shkruar në ditarin tim; “DJALLI MË NJË SY”, në të cilin do t’i përfshijë të gjitha organizimet dhe prapaskenat e grupeve të interesit, me ç’rast do t’i çmontoj të gjithë një nga një sikurse kokrrat e misrit.

Më herët thuhej se “çdo fis e ka nga pis”, kurse sot, gati çdo familje e madhe e ka nga një pis!

Po ndodhë pikërisht kështu për arsyen e thjeshtë të humbjes së respektit dhe homogjenitetit familjarë! Futja e disa partive në një familje e ka dëmtuar në themel bërthamën e shëndoshë të shtetit-Familjen!

“Më e mirë është një njollë në fytyrë sesa një pikë e zezë në tru”, e thotë një fjalë e urtë popullore, të cilën unë e përshtati në këtë mënyrë, “Më i mirë është njeriu me një sy sesa një njeri me dy sy, por që është i verbër në kokë”! Për fatin e keq, sot disa, me të dy sytë e ballit hapur janë bërë të verbër në kokë; nuk njohin miq e dashamirë, fqinjë e farefis, me një fjalë janë bërë farë e keqe, që njohin vetëm interesin personal dhe paranë e pistë!

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

Kosova Times January 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nëntë sirianë të vrarë pas shpërthimit të një mine

Kosova Times Kosova Times February 27, 2023
Rada Trajkoviç për Vulin në Moskë: Shteti u rrëmbye nga një grup njerëzish që i shërbejnë vetëm vetes
Kurti njofton edhe ambasadorin francez për mbarëvajtjen e konvertimit të targave
Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët, kërkohen 6 vjet burg për bashkëshortin
Trupi pa kokë i drejtorit të kompanisë së minierave të kripës gjendet në rajonin e Kaliningradit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?