Thursday, November 19, 2026
HomeSportUEFA dënon FFK-në me 42 mijë e 250 euro për ndeshjen Kosovë–Izrael

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë e 250 euro për ndeshjen Kosovë–Izrael

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me gjithsej 42 mijë e 250 euro për shkeljet disiplinore të evidentuara në ndeshjen Kosovë–Izrael, e zhvilluar më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) të UEFA-s, ndaj FFK-së janë shqiptuar gjoba për katër shkelje disiplinore.

Për sjellje raciste ose diskriminuese, FFK-ja është gjobitur me 10 mijë euro. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri”, për një ndeshje si vendase në garat e UEFA-s. Megjithatë, ky dënim është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh dhe mund të aktivizohet në rast të përsëritjes së një shkeljeje të ngjashme.

Për hedhjen e gjësendeve, FFK-ja është gjobitur me 2 mijë e 250 euro, ndërsa për pengimin e himneve kombëtare me 10 mijë euro.

Ndërkaq, për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive, UEFA ka shqiptuar gjobë prej 20 mijë eurosh.

Në total, gjobat financiare ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës arrijnë në 42 mijë e 250 euro.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram