Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
PDK kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Në kuadër të kësaj kërkese, Grupi Parlamentar i PDK-së ka njoftuar se nesër, të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

