Sunday, August 23, 2026
HomeLajmeKosovëPDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive

PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive

Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

PDK kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Në kuadër të kësaj kërkese, Grupi Parlamentar i PDK-së ka njoftuar se nesër, të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram