Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares: Zero tolerancë për dhunën ndaj grave

Gërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares: Zero tolerancë për dhunën ndaj grave

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm vrasjen e një gruaje 25-vjeçare në Kërvasari të Malishevës, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit.

Gërvalla tha se dhuna ndaj grave është krim dhe se ndaj saj duhet të ketë “zero tolerancë”, ndërsa kërkoi nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë që të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Ajo theksoi se dhuna ndaj grave nuk është çështje private apo “punë e shtëpisë”, por një problem serioz shoqëror që kërkon reagim dhe parandalim institucional.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Gërvalla kërkoi që rasti të trajtohet me seriozitet maksimal dhe të mos mbetet asnjë rrethanë pa u hetuar.

Në fund, ajo u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës, duke theksuar se përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë, por “drejtësi dhe vetëm drejtësi”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram