Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditrur se ka shpallur konkursin për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18–22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore. Kjo është mundësia për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aplikimi do të jetë i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.

