Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovë375 gjoba për ngasësit e motoçikletave në rajonin e Pejës gjatë gushtit

375 gjoba për ngasësit e motoçikletave në rajonin e Pejës gjatë gushtit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës nga 1 deri më 23 gusht.

Sipas një komunikate të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, aktivitetet janë zhvilluar nga Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rregullimit të komunikacionit.

Tiketa janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa patentë shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar zero tolerancë ndaj kundërvajtësve në komunikacion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram