Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, temperaturat më të larta do të regjistrohen në Prizren, Gjakovë dhe Istog, ku pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, derisa në kryeqytet temperatura maksimale do të shënojë 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

