Ky vendpushim skijimi nuk është i panjohur, në fund të fundit, këtu zhvillohen edhe garat e Kupës së Botës në skijim. Eshte 330 kilometra larg Prishtines. Shtegu ka mjaftueshëm, gjatësia totale është 75 kilometra, dhe Bansko ndodhet në Parkun Kombëtar Pirin. Skiatorët dhe snowboardistët pëlqejnë të vijnë këtu, por jo vetëm ata…
Per shume kosovare individualisht eshte kthyer ne nje destinacion për skijim, ndonese jo numer i madh . Dhe kjo nuk është për t’u habitur, marre parasysh distancen.
Ky vendpushim skijimi nuk është i panjohur , në fund të fundit, këtu zhvillohen edhe garat e Kupës së Botës së Skijimit . Ka shume shtigje me nje gjatësi totale prej 75 kilometra , dhe Bansko ndodhet në Parkun Kombëtar Pirin. Skiatorët dhe snowboardistët pëlqejnë të vijnë këtu, por jo vetëm ata. Domethënë, natyra është e bukur, ajri është i pastër dhe i freskët , dhe ka aq shtigje ecjeje sa të dojë zemra. Pra, duhet të mendoni për këtë destinacion edhe jashtë sezonit të skive .
Aq më tepër, në parkun kombëtar të përmendur ku ndodhet Bansko ka 180 liqene , dhe të themi se aty pranë ka edhe shumë burime termale. Duke marrë parasysh që njerëzit vijnë këtu kryesisht për të skijuar, akomodimi me qendra spa është pothuajse një rregull.
Për sa i përket çmimeve, Bullgaria nuk është më aq e lirë si dikur. Kështu, aktualisht do të paguani rreth 15 euro për një leje skijimi për një ditë , që është çmimi që paguani, për shembull, në vendpushimet e shumta të skive sllovene.
Për ata që duan të shfrytëzojnë teleferikun çmimi është 7.5 euro, kabina me dy drejtim 20 euro ndërsa bileta gjysmë ditore pas orës 12:30 është 35 euro.
Për fëmijët deri 12 vjeç ka zbritje nga 5 euro sikurse edhe për studentët.
Po ashtu në këtë vend organizohet shkolla për skijim dhe snowboard. Kështu për një mësim prej 4 orësh në ditë ata që duan të mësojnë skijimin apo snowboard duhet të ndaj diku 45 euro. Ndërsa për fëmijë 40 euro. Për shkollë të skijimi për person të rritur gjysmë dite dy orë kushton 80 euro.
Për marrjen me qira të skive një ditë do të ndani 30 euro ndërsa për Snowboard dhe këpucë të buta 50 leva.
Komplekset hoteliere janë mjaft te organizuara dhe me një infrastrukturë te mire, ku pushuesit edhe mund te shfrytëzojnë pishinat dhe saunet. Hotelet nuk janë edhe aq të lira për xhepin tonë ngase një natë në ndonjë hotelet sillet nga 70 deri 200 euro varësisht nga kategoria. Me një shprehje të pushuesve tradicional kosovarë “na la edhe Bullgaria”. Por në distancën 5 deri 6 kilometra mund të gjenden studio dhe apartamente familjare nga 35 deri 70 euro.
Kryesisht në këtë vend dominon kuzhina italiane në restauronte. Një nga ato është “dhoma Vip”, një restorant italian i klasit të parë ku mund të rimbushni bateritë tuaja pas një dite të ngarkuar me ski ose shëtitje në male. “VIP Room” ofron kuzhinë të shijshme italiane me kuzhinierin autentik italian Giovanni Porcu, dhe vendndodhja e saj në Banderishka Polyana ofron një panoramë të mrekullueshme si bonus.
Nje tjetër restaurant eshte Soprano
Një nga vendet më të njohura në vendpushimin, ku Italia me diell takohet me të bardhë borë ne Bansko. Kuzhina më e mirë mesdhetare, e përgatitur sipas recetave autentike.Pa dyshim secilit i intereson edhe cmimi. Keshtu disa nga menyja e begate e ketij restorani një sallat shope me djathë dhie është 8 euro. Supat nga 6 euro, shpegti nga 9 deri 10 euro varësisht nga lloji. File viqi me perime kap shumen 40 euro. Tartar vici me pire 33 euro. Desertët nga 2 deri 7 euro.
Për ata qe duan ushqim japonez eshte restauranti Sushi Bar & Teppanyaki Grill. Kestu mund te shijoni specialitete tradicionale japoneze. Shfaqja virtuoze në të vetmen Grill Teppanyaki në Bullgari do t’ju çojë në një udhëtim në Lindjen e Largët. Kuzhinierët aziatikë me përvojë do të përgatisin ushqime ekzotike për ju që të zhyteni plotësisht në frymën aziatike.
“Polaket”
Ne Bansko ka restorane me ushqim te shpejtë si ajo “Polakët” qe ndodhet në Banderishka Polyana qe eshte vetë-shërbues me ushqime te shijshme dhe të shpejtë.
Pavarësisht që kjo qendër kreative ndodhet në malet e Pirinit ku netët janë të ftohta gjatë sezonit dimëror, nuk mungon jeta e mbrëmjes për ata që nuk ndiejnë lodhje nga skijimi. Ka mjaft bare të mira por edhe të njohura si Lounge Bar i preferuar i të gjithëve me një pamje mjaft spektakolare malore gjatë ditës qe punon nga ora 09 e deri ne ora 04 te mengjesit.
Sing Sing Piano Bar
Fundi i përsosur i një dite emocionuese dimri – muzikë e mrekullueshme live dhe një atmosferë pulsuese. Shijoni një koktej, një gotë shampanjë ose një pije tjetër nga përzgjedhja e pasur dhe do të kuptoni pse piano bar “Sing Sing” është gjithmonë në qendër të ngjarjeve dhe është një vend i preferuar i turistëve gjatë stinës së dimrit.
“Happy end” ose “Fund i lumtur”
I vendosur pikërisht pranë stacionit të fillimit të teleferikut, bari më i madh ë Bansko është gjithashtu vendi më i mirë për t’u çlodhur pasi të keni zbritur nga shpatet. Gatime të zgjedhura të përgatitura nga produkte ekologjike vendase dhe verëra të shkëlqyera do të kënaqin edhe shijen më të kërkuar. Bari ka gjithashtu një restorant dhe një disko me një pistë vallëzimi, ekrane të mëdha dhe një atmosferë unike – kështu që në “Happy End” një festë e mrekullueshme është gjithmonë e garantuar! Këtu kanë performuar artistë si Paul Young, Chris Norman, Baccarat, London Beat, Lutrisha McNeil, DJ Bob Sinclair, Eva Mendes, Lovely Laura dhe shumë të tjerë.
Ndër komplekset më të njohura të hioteleve i vendosur në rrëzë të malit Pirin, hoteli me pesë yje alpine dhe resorti Wellness – Kempinski Hotel Grand Arena Bansko pikërisht pranë stacionit fillestar të ashensorit të skive, i cili ju çon deri në 2600 m në shpatet më të larta, të mbuluara me borë.
Gjatë stinës së dimrit, mysafirët e Bansko mund të shijojnë rrjetin e mirë të pistave, duke përfshirë edhe pistën e “Alberto Tomba”. Pistat kanë pajisje moderne të skive, makina bore. Kempinski The Spa ofron një shumëllojshmëri masazhesh tradicionale dhe ekzotike, si dhe trajtime bukurie me kozmetikë luksoze. Kempinski Spa ka një zonë termike të gjeneratës së re me pajisje termike unike për Bullgarinë nga kompania gjermane lider në botë Klafs, duke përfshirë një banjë me avull të projektuar Aroma, sauna finlandeze, sauna bimore, sauna infra të kuqe, dushe aventure, zonë relaksimi të thellë dixhital, relaksim me ngrohje. stol – Lakonium, shatërvan akulli, një pishina të brendshme dhe dy të jashtme, pishinë për fëmijë, xhakuzi të brendshëm dhe të jashtëm dhe një dhomë unike bore.
Në afërsi është edje një nga hotelet e mira Bansko Prin e cila disponin pishinë, palestër, sauna, dhomë me diell, dhomë masazhi, banjë me avull, bilardo, pingpong, internet dhe sallë lojërash, dyqan suveniresh, zyrë bankare, sallë konferencash me 60 vende, dollap skish, kasafortë.
Por këto janë disa nga hotelet për ata me xhep më të mbushur. Vetëm 5-6 kilometra nga Bansko mund te gjinden edhe banesa një dhomeshe dhe dy dhomeshe me çmime nga 35 deri 100 euro për nate.I.K/Kosovatimes/