Kombëtarja e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve, ka pësuar humbje përballë Egjiptit në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që konsiderohet edhe një prej pretendentëve për medalje.
Kosova është mposhtur me rezultat 42:21.
Skuadra kosovare ka zhvilluar një paraqitje konkurruese gjatë pjesës së parë, e cila është mbyllur me rezultat 17:14 në favor të Egjiptit.
Megjithatë, dallimi i madh është bërë në pjesën e dytë, kur Egjipti e ka rritur ritmin e lojës dhe ka krijuar një epërsi të thellë, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 42:21.
Kosova po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 duke konkurruar me rekipet përkatëse në sporte të ndryshme.

