Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëPDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, duke i akuzuar për ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandatit të deputetit.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se kallëzimi penal synon ndërhyrjen e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.

“Duke mbajtur funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Gruda.

Sipas PDK-së, ekziston dyshimi për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Në kallëzim pretendohet se, që nga 6 korriku, disa anëtarë të Qeverisë në dorëheqje kanë vazhduar të ushtrojnë funksionet ministrore krahas mandatit të deputetit, ndërsa më 12 gusht Qeveria ka mbajtur mbledhje dhe ka marrë 24 vendime.

PDK pretendon se disa prej këtyre vendimeve kanë pasur pasoja financiare, përfshirë ndarjen e 100 mijë eurove, dhënien me qira të pronës publike dhe inicimin e procedurave të shpronësimit.

Kallëzimi penal i është dorëzuar Prokurorisë Speciale, së cilës PDK-ja i kërkon trajtimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram