Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëAleanca dorëzon kallëzim penal në PS për 12 vendimet e Qeverisë në...

Aleanca dorëzon kallëzim penal në PS për 12 vendimet e Qeverisë në detyrë

Aleanca ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, për 17 vendime që Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë në mbledhjen e 12 gushtit.

Deputeti nga kjo parti, Besnik Tahiri ka thënë se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

“Kemi dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal për Qeverinë në detyrë, respektivisht për kryeministrin në detyrë për shkak se me datën 12 gusht të këtij viti ata kanë marrë disa vendime të cilat në vlerësimin tonë dhe juristëve tanë që e përfaqësojnë këtë lëndë bie ndesh me ligjin dhe të gjitha rregulloret që mund t’i ketë një qeveri. E ka të ndaluar me ligjin për Qeverinë të marrë vendime që janë të ndërlidhura me 17 vendime që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë, për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërore në agjencione qeveritare dhe në një rast në përzgjedhjen e një sekretari të përhershëm”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, Qeveria duke qenë në detyrë nuk ka legjitimitet të plotë për të marrë vendime të tilla.

Qeveria në detyrë më 12 gusht kishte marrë vendim për formimin e komisioneve për rekrutim dhe pranim në kategori të larta drejtuese, duke përfshirë drejtorin ekzekutiv në Thesarin e Kosovës, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, sekretarit  të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe emërimin e komisioneve për përzgjedhjen e drejtorëve në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë dhe agjenci të tjera qeveritare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram