Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëVV në Prishtinë kërkon hetim për legalizim të paligjshëm: Prishtina po plaçkitet

VV në Prishtinë kërkon hetim për legalizim të paligjshëm: Prishtina po plaçkitet

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar sot në Drejtorinë Hetimore në kryeqytet, materiale të cilat sipas tyre shpërfaqin legalizime të paligjshme.

Shefi i asamblistëve, Gëzim Sveçla, tha se në materiale përmenden emra të bizneseve, të zyrtarëve dhe shkeljeve ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, ndërkaq shtoi se ato i kanë pranuar nga një sinjalizues që është punonjës i Komunës së Prishtinës.

“E kemi vlerësuar si shumë të rëndësishme që lëndët si parashtresë t’ua bashkëngjisim hetuesve që po e hetojnë rastin nga kallëzimi penal që e kemi bërë më 30 korrik”, ka thënë Sveçla, pas dorëzimit të materialeve.

Sipas tij, në materiale ka edhe transfere materiale të “shumave të mëdha që kanë ndodhur nga Kosova në Britani, e për të cilat sipas pretenduesit, autoritetet britanike veçse kanë nisur hetimet dhe e njëjta thuhet edhe për autoritetet e Kosovës”.

Sveçla ka thënë se përveçse ka keqmenaxhim në Komunën e Prishtinës, ka edhe plaçkitje.

“S’mund të flasim vetëm për keqmenaxhim, sepse keqmenaxhimi është paaftësi e menaxhimit, por keqmenaxhimi kur i shtohen dëmet financiare atëherë lirisht mund t’i themi se po bëhet plaçkitje. Po plaçkitet Prishtina. E sotmja e saj, duke iu marrë paratë dhe e ardhmja e qytetarëve për shkak të kushteve dhe cilësisë së jetës që po e bëjmë. E kemi parë çfarë gjendje është pastrimi, Prishtina është bërë e pa jetueshme. Për këto adresa është Rama dhe qeverisja e tij”, ka thënë Sveçla.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram