Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëAktgjykimi ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës shpallet më 28 gusht

Aktgjykimi ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës shpallet më 28 gusht

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën 28 gusht për shpalljen e aktgjykimit ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë seancës së mbajtur sot në procesin e rigjykimit, Konjufca u deklarua i pafajshëm.

Në anën tjetër, prokurori Dardan Çela kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor, duke theksuar se nuk ka rrethana që e përjashtojnë nga përgjegjësia penale.

“Propozoj që të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor sipas ligjit të Kosovës”, tha Çela, duke shtuar se duhet marrë parasysh shkalla e lartë e dashjes dhe rrezikshmëria e veprës, veçanërisht sipas tij, pasi gazi lotsjellës ishte përdorur në një hapësirë të mbyllur dhe në një institucion publik ku ndodheshin edhe persona të tjerë.

Mbrojtja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se veprimet e të mbrojturit të saj ishin në kontekst politik dhe se ai veprim nuk përbën vepër penale.

“Jemi të bindur se nuk është provuar nga provat që po administrohen në këtë shqyrtim dhe as nga provat personale, konkretisht dëshmitarët të cilët kanë dëshmuar në këtë gjykatë se i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, tha ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës. Ai ishte akuzuar me dy vepra penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, më konkretisht përdorimi i gazit lotsjellës në seancës e 10 gushtit 2016 dhe veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për deputetët që ndodheshin në sallë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram