Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK: Rasti i Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare

OVL-UÇK: Rasti i Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare

OVL – UÇK ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe, duke kërkuar seriozitet në trajtimin e rastit si çështje e sigurisë kombëtare në Kosovë.

“Nëse provat zbulojnë rrjete më të gjera, ato duhen shpërbërë pa hezitim. Kosova nuk duhet të tolerojë struktura të fshehta që grumbullojnë informacione, formësojnë narrativa apo u shërbejnë interesave të huaja kundër sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej, OVL – UÇK thekson se institucionet duhet të gjurmojnë “çdo kontakt, ndërmjetës, burim, komunikim, lidhje financiare dhe marrës të materialeve të ndjeshme”.

“Institucionet duhet të vërtetojnë gjithashtu nëse shërbimet inteligjente armike kanë mbledhur, përcjellë apo shfrytëzuar materiale për luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo nuk e barazon aktakuzën ndaj Shehollit me proceset pranë Dhomave të Specializuara; kjo kërkon qartësi mbi origjinën, përcjelljen, kontekstin dhe përdorimin e materialeve që mund të sjellin pasoja politike, institucionale apo gjyqësore”, vazhdon komunikata.

Më tej ata kanë thënë se beteja për mbrojtjen e të vërtetës së UÇK-së nuk ka përfunduar me mbarimin e luftës, por vazhdon duke luftuar propagandën dhe shtrembërimin e qëllimshëm të historisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram