Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke e falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.
“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorin Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza, sipas komunikatës për media të PDK-së.
Kryetari Hamza i uroi suksese ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar kontributin e tij.


