Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeSpajiq: Po përgatitet operacion hibrid për të destabilizuar Malin e Zi nga...

Spajiq: Po përgatitet operacion hibrid për të destabilizuar Malin e Zi nga dy shtete

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike.

“Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e njoftuar e kapitujve të rinj të negociatave do të pasohet nga një veprim hibrid i koordinuar, që përfshin zyrtarë të të paktën dy shteteve nga rajoni”, shkroi Spajiq në rrjetin X.

Qëllimi, siç tha ai, është destabilizimi i Malit të Zi.

“Sipas njohurive tona, aktivitete të tilla synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritur të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë. Ne i dimë këto qëllime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike”, tha ai.

https://twitter.com/MickeySpajic/status/2092962320674693205?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2092962320674693205%7Ctwgr%5E39a4bb1eb798c40b7399d2ab8926d196d114602e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rtklive.com%2Fsq%2Fnews-single.php%3FID%3D732388
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram