Pavel Bushuyev është kreu i Departamentit të Studimeve Ballkanike në Institutin e Vendeve të CIS, duket i ngazellyer me grafitet per kryekriminelin Ratko Mladiq. “…ka një mbishkrim që mbetet i njëjtë kudo — në Beograd, në Valjeve të Serbisë, në Banja Llukë të BH dhe në Berane të Malit të Zi: “Ratko Mladiç — një hero!”. Ky ekspert eshte ne mesin e disa te tjereve qe vehet ne funksion te politikes, pavaresisht punes ne institut qe duhet te jene neutral dhe te meren me hulumtime reale dhe faktologjike. Ai beson se, nëse nuk do të ishte për të, serbët ortodoksë në perëndim të Drinës do t’i ishin nënshtruar “shfarosjes” nga forcat e myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve boshnjakë, me mbështetjen e Perëndimit. Marrëveshja e Dejtonit, sipas këtij këndvështrimi, bazohet në fitoret e arritura nga Mladiç. Përndryshe, nuk do të kishte me kë të negociohej. Madje ai shkon me tutje duke bere avokatin dhe ekspertin e mjekesise. Kujdesi mjekësor që ai mori, sipas autorit, ishte më shumë si një lloj “torture”: dhimbja jashtëzakonisht e fortë që ai pësoi u “trajtua” nga mjekët e Hagës me paracetamol. Ai nuk tregon per kujdesin qe iu ofrua dhe mundesin qe mjeket serbe ta vizitojne. “Haga ka refuzuar vazhdimisht kërkesat ruse për të transferuar gjeneralin në Moskë për trajtim. Kërkesat nga Beogradi janë refuzuar gjithashtu!. Ai thote se Slobodan Millosheviçi u “helmua” në burgun e Hagës.
“Historia e Ratko Mladić është edhe historia jonë — historia e Rusisë. Më saktësisht, një version deri vonë i mundshëm i historisë sonë.Republika Srpska është Donbass i Rusisë“.“, shkruan ai.
Ky shkrim paraqet një qëndrim shumë të tendencës dhe të njëanshëm. Krahasimi mes Republikës Srpska dhe Donbasit është shumë i thjeshtuar dhe lë jashtë shumë nuanca historike, politike dhe sociale që i bëjnë këto dy situata të ndryshme. Po ashtu, referenca për Ratko Mladić si “hero rus” është e kontestueshme duke anashkaluar faktet e njohura ndërkombëtarisht për rolin e tij në konfliktet e Ballkanit dhe aktet e dhunës që i kushtuan shumë jetëve njerëzore.

