Monday, August 31, 2026
HomepafilterPrishtina me fitore të thellë ndaj Llapit

Prishtina me fitore të thellë ndaj Llapit

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është mbyllur me rezultat 4:0 në favor të vendasve.

Prishtina e ka nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Diatta ka qenë ai që e ka gjetur rrjetën për 1:0.

Ky rezultat ka mbetur në fuqi deri në përfundim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina e ka vazhduar dominimin dhe ka shënuar edhe tri herë të tjera.  Krasniqi ka realizuar në minutën e gjashtëdhjetë e tretë për 2:0, ndërsa Diatta ka shënuar golin e tij të dytë personal në minutën e shtatëdhjetë e një.

Fitoren e thellë të Prishtinës e ka vulosur Fazlija, i cili ka shënuar në minutën e tetëdhjetë e katërt për 4:0.

Me këtë fitore, Prishtina ka grumbulluar gjashtë pikë dhe renditet në vendin e katërt të tabelës, me pikë të barabarta me Dritën, që është e treta.

Gjilani ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë, po aq sa ka edhe Malisheva në krye të tabelës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram