Monday, August 31, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, prani e lartë grimcash rëre e...

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, prani e lartë grimcash rëre e pluhuri në ajër

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram