Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëShtyhet seanca për votimin e Ligjit për Specialen

Shtyhet seanca për votimin e Ligjit për Specialen

Është shtyrë vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por pas më shumë se dy orësh është bërë e ditur se vazhdimi i saj është shtyrë.

Kryesuesi i seancës së re, Ardian Gola ka theksuar se vazhdimi i seancës për votimin e Ligjit për Specialen është shtyrë deri në njoftim e ardhshëm, pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare

Para hyrjes në sallë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është arritur marrëveshje për Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se ka dallime në procedura.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram